Te gjitha infot rreth banoreve, Shikoni Live 24/h BBA6, Dhe Chat Live

Thursday, March 28, 2013

Edberi tregon një histori dashurie me një vajzë nga Tirana

Në pjesën e dytë të diskutimit që organizoi Anaidi, tema ishte “një cift i ri që do të nisë një jetë të re, por familja nuk i ka lën asgjë. I pari që jep mendimin e vet është Edberi. Ai tregon për një histori reale dashurie që i ka ndodhur. Edberi tregon se kur punonte në Tiranë si kamarier dashuronte dhe donte të jetonte me një vajzë që punonte në callcenter. Edberi thotë që parat që ata fitonin nga puna që bënin nuk iu dilnin për të përballuar jetën që donin të kishin, ndaj e patën shumë të vështirë të jetonin në ato rrethana. Elona thotë që vetëm fakti që rroga në shqipëri është 300 euro, e tmerron. Iliri thotë se ka shumë dëshirë ta ndërtoj jetën në Shqipëri me vajzën që dashuron. Ai mendon të nisë një shkollë dhe të punojë, por thekson se pagat janë shumë të ulta. Të njëjtn mendim ka edhe Xhimi, që shton se mundësitë për të ndërtuar një jetë të mirë në Shqipëri janë të kufizuara. Shpendi thotë se familja të kërkon të bësh shumë sakrifica. Ai mendon se nuk është e vështirë të martohesh dhe të krijosh familje, por ta mbash atë. Më pas banorët diskutojnë për pensionet dhe pensionistët dhe i bëjnë thirrje politikës ta kthejnë vëmëndjen nga kjo shtresë.

No comments:

Post a Comment